ShowBiz

Jennifer apelon të mbani maska: Nuk po bëjmë mjaftueshëm

Edhe Jennifer Aniston ka një apel për qytetarët.

Jennifer Aniston ka dhënë një mesazh sensibilizues në kohën kur e gjithë bota po përballet me COVID-19, shkruan lajmi.net.

Ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi, në të cilën shfaqet me maskë në fytyrë dhe ka dhënë një mesazh të rëndësishëm.

“E kuptoj që maskat janë të pakëndshme dhe të parehatshme. Por a nuk mendoni se është më keq që bizneset po mbyllen … punët po humbasin … punëtorët e kujdesit shëndetësor po rraskapiten. Dhe kaq shumë jetë janë marrë nga ky virus sepse ne nuk po bëjmë sa duhet. Unë me të vërtetë besoj në mirësinë themelore të njerëzve, kështu që unë e di se ne mund ta bëjmë – POR akoma, ka shumë njerëz në vendin tonë që nuk pranojnë të ndërmarrin hapat e nevojshëm për të rrafshuar kurbën, dhe ta mbajnë njëri-tjetrin të sigurt. Njerëzit duket se shqetësohen për “heqjen e të drejtave” të tyre duke u kërkuar që të mbajnë një maskë. Ky rekomandim i thjeshtë dhe efektiv po politizohet në kurriz të jetës së njerëzve. Dhe në të vërtetë nuk duhet të jetë një debat. Nëse kujdeseni për jetën e njeriut, ju lutemi … vetëm #vendosnimaska😷 dhe inkurajoni ata që janë rreth jush të bëjnë të njëjtën gjë ❤️” shkroi aktorja.

Përveç saj, të njëjtën gjë e ka bërë edhe modelja e mirënjohur Hailey Baldwin.

the authorGazetaKNN