Aktorja e Holywoodit Jennifer Aniston, ka tërhequr vëmendjen e të gjithë të pranishmëve teksa është paraqitur në Paris, në një ekspozitë të modës, të mbajtur mbrëmjen e së martës.
48 vjecarja morri pjesë në bashkëpunimin e Louis Vuitton dhe Jeff Koons, së bashku me bashkëshortin e saj Justin Theroux.
Jennifer Aniston është dukur tejet e bukur në një kostum elegant ngjyrë të zezë të cilin kishte zgjedhur ta veshte përderisa ishte kombinuar me bashkëshortin e saj që ishte veshur gjithashtu me ngjyrë të zezë, shkruan KosovaPres.
Ka pasur mjaft shumë reagime nga fansat pas fotove të postuara nga rrjetet sociale, duke e komplimentuar veçanërisht aktoren për dukjen dhe linjat e saj.
Jennifer Aniston dhe Justin Theroux janë parë të jenë shumë të dashuruar së bashku dhe është vërejtur se janë duke kaluar kohë të mrekullueshme.