ShowBiz

A jeni i sigurt se e dini mbiemrin e vërtetë të Ibrahim Tatlises? (Video)

Ibrahim Tatlises është një prej këngëtarëve më të mirë të të gjitha kohërave në Turqi. Ai me performancat e tij anembanë botës ka bërë shumë adhurues për vete.

Por, rrallëkush e di që mbiemri i këngëtari turk në realitet nuk është Tatlises, ashtu siç njihet në glob.

Mbiemri i vërtetë i Ibrahimit është Tatli, që në gjuhën shqipe do të thotë “Ëmbël”, shkruan “Telegrafi”.

Megjithëse ka një zë të ëmbël atëherë mbiemrit i është shtuar edhe fjala “ses”, që në përkthim do të thotë “zë”.

Në këtë formë ka marrë mbiemrin Tatlises, përkthimi i të cilit do të thotë “zë i ëmbël”.