Kuriozitete

Jeni kurioz se çfarë po ndodh në qendër të Tiranës? Kjo video iu zbulon surprizat e kryeqytetit shqiptar

Tirana shumë shpejt do të ketë një qendër të transformuar, që në vetvete do të ketë edhe një histori të bukur.

Qendra e kryeqytetit, e cila prej kohësh është në punime e sipër nga bashkia, do të jetë një mozaik i ndërtuar nga gurë të mbledhura në gjithë vendin. Kjo është një video e publikuar, ë të cilën duken ndryshimet që janë bërë deri më tani në sheshin kryesor të kryeqytetit.

“Më në fund… Edhe kryeqyteti do të ketë sheshin e vet qendror, një vepër e veçantë ku do të mblidhen gjithë llojet e gurëve të tokës shqiptare, në një mozaik natyral unikal që do të rrethohet nga një unazë e gjelbër pemësh e bimësie të mbledhur po ashtu, nga gjithë toka shqiptare”, shkruan Rama.