Koalicioni arab i drejtuar nga Arabia Saudite në Jemen vendosi sot të mos ripërtërijë më një tjetër armëpushim 48-orësh duke dëshmuar shkelje të përsëritura të kushteve të armëpushimit nga ana e rebelëve huthis.
“Në mesditë (09:00 GMT), skadoi afati i armëpushimit”, tha për median zëdhënësi i këtij koalicioni, gjenerali saudit Ahmed Assiri, në momentin që përfundoi ky armëpushin i mbështetur nga Uashingtoni.
Zëdhënësi njoftoi për 563 shkelje në Jemen dhe 163 në kufirin saudit.
“Nuk është respektuar për asnjë rast armëpushimi, ndërsa shkeljet nga ana e rebelëve kanë shënuar shumë të vdekur në Taez (qyteti i tretë në Jemen), më tepër sulme me raketa tokë-tokë. Pra automatikisht kushtet nuk janë atje”, pohoi gjenerali Assiri.




















