Rajon & Botë

Jeff Bezos ia kalon Bill Gates, bëhet njeriu më i pasur në botë

Jeff Bezos, pronari i gjigandit për shitje me pakicë online Amazon.com, ka kaluar Bill Gates si njeriu më i pasur në botë sot.

Gates, themeluesi i Microsoft, ishte njeriu më i pasur në botë që nga maji i vitit 2013.

Aksionet e Amazon.com kërcyen në 1.8% në $1,071.31 në 9:30 të mëngjesit në Nju Jork, duke e çuar pasurinë personale të Bezos në 91 miliardë dollarë.