Rajon & Botë

Jean Pierre Bemba, njeriu i parë që dënohet për dhunë seksuale nga gjykata botërore

Politikani nga Kongo, Jean Pierre Bemba, është dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata Ndërkombëtare për Krime, të martën, duke u shpallur fajtor për kampet e dhunimit dhe vrasjeve në vitet 2002-03 në Republikën Qendrore Afrikane, shkruan The Huffington Post.

Bemba, i cili ishte zëvendëspresident i Republikës Demokratike të Kongos, është njeriu i parë që dënohet nga gjykata globale për krime. Ai është bërë përgjegjëses direkt për krimet në kampet famëkeqe.

Gjykatësi, Sylivia Steiner ka deklaruar se trupat nga Lëvizja për Çlirimin e Kongos, të drejtuar nga Bemba, kanë vepruar me një mizori të paparë kur parakaluan nëpër vende fqinje në mbështetje të Presidentit Ange-Felix Patasse.

Një nga viktimat ka përshkruar se si, derisa ende ishte e virgjër, ishte dhunuar në prani të babi, ndërsa ushtarët e tjerë detyronin babin e saj të shikonte duke i drejtuar armën në kokë.

“Pas sulmeve, disa prindër kishin gjetur vajzat e tyre të shtrira nëpër tokë, duke qarë dhe duke gjakosur nga vaginat e tyre”, tregon gjykatësi Steiner, kur përshkruan këtë si rrethanë renduese, duke treguar se viktimat ishin të pambrojtura.