ShowBiz

Jay Z bëhet për herë të parë reperi më i pasur në botë

Ka ndodhur edhe një tjetër befasi në kuadër të renditjes së re të Forbes për reperët më të pasur.

Është revista prestigjioze që ka shpallur renditjen e re të reperëve më të pasur dhe aty nuk është në krye të listës Sean Combs, i njohur si P. Diddy.

Tash është Jay Z që ka marrë primatin i cili ka arritur fitimin prej 900 milionë dollarësh vitin e kaluar, kurse Diddy ka gjeneruar fitime prej 825 milionë dollarësh.

Krejt më poshtë është Dr. Dre me 770 milionë dollarë, e përkundër që s’ka mbajtur koncerte, brendi i tij i dëgjueseve vazhdon të jetë në krye të listës së përzgjedhjeve nga miliona njerëz.

Jay Z sipas kësaj liste ka fituar 100 milionë dollarë më shumë këtë vit në krahasim me vitin paraprak, kurse të ardhurat e tij nuk vijnë vetëm nga koncertet dhe këngët e tij.