Arsim & Kulturë

Java e librit italian në Shkup

Instituti Dante Aligeri në bashkëpunim me libraritë Kultura, Matica, Tri, Ili-Ili, Magor, Ikona, Antolog dhe Literatura.mk prej sot e deri më 5 nëntor organizon Javën e librit italian.

Libraritë do t’u kushtojnë një pjesë të hapësirës së tyre ekspozuese librave nga autorë italianë, ndërsa disa, librat do t’i shesin me zbritje.

Në kuadër të manifestimit i cili është pjesë e Javës së XVI të gjuhës italiane në botë, më 3 nëntor, në Qendrën multimediale të Fakultetit filologjik “Bllazhe Koneski” do të hapet edhe ekspozitë e posterëve nga punëtoria e studentëve të Fakultetit për arte figurative dhe Fakultetit Filologjik.

Pas hapjes, ilustratori italian dhe disejnuesi grafik Serxho Olivoti do të mbajë ligjeratë video-konferenciale./MIA/