Aktori Jason Statham dhe modelja Rosie Huntington-Whiteley presin fëmijën e parë, lajm të cilin ka zgjedhur ta ndajë vetë modelja 29-vjeçare në llogarinë e saj të Instagramit.
“Shumë e lumtur që po ndaj me ju se Jason dhe unë jemi në pritje të ëmbël. Me shumë dashuri Rosie”, ka shkruar ajo krahas fotos që mori mijëra pëlqime dhe komente nga dashamirësit, njofton KosovaPress.
Çifti është bashkë prej rreth gjashtë vitesh, ndërkohë që lidhjen e zyrtarizuan vitin e shkuar me unazën që Rosie mbante në gisht gjatë ceremonisë së Golden Globe.
