Për nder të 20-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës homazhe te varrezat e familjes Jashari kanë bërë edhe kryetari i Skenderajt Bekim Jashari dhe ai i Drenasit Ramiz Lladrovci.
Kreu i Skenderaj, Bekim Jashari, tha se është obligim që përveç t’i nderojë dëshmorët edhe të punohet për zhvillimi ekonomik.
Ndërsa kryetari i Drenasit, Lladrovci tha se Epopeja e UÇK-së është histori së cilës i përkulen të gjithë shqiptarët, transmeton Klan Kosova.