Rajon & Botë

Japonia goditet nga një termet i fuqishëm

Një tërmet me fuqi prej 6.1 shkallë të Rihterit, e ka goditur sot bregun lindor të Japonisë, por autoritetet nuk bënë paralajmërim për cunam, të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti e goditi zonën në lindje të qytetit Kamaishi në Honshu, ishulli më i madh japonez.

Tërmeti ishte në thellësi prej 10 kilometrash, njoftoi Instituti Gjeologjik i SHBA-ve, transmeton KosovaPress.