ShowBiz

Janet Jackson bëhet nënë në moshën 50 vjeçare

Këngëtarja Janet Jackson, në moshën 50 ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, i cili është djalë, ka konfirmuar një publicist.

Një deklaratë thuhet se këngëtarja dhe bashkëshorti i saj biznesmen nga Katari Wissam Al Mana, kanë qenë të emocionuar për të mirëpritur fëmijën e tyre të cilin e kanë emëruar Isa Al Mana.

“Janet ishte e shëndetshme, pa stres dhe është duke pushuar e qetë”, ka shtuar publicisti.

Spekulimet në lidhje me shtatzëninë e saj u shfaqën prillin e kaluar, transmeton KosovaPress.