Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis mbërriti sot në Irak gjatë një vizite zyrtare të padeklaruar, për të zhvilluar takime me kryeministrin irakian, Haider al Abadi dhe zyrtarë ushtarakë amerikanë.
Sipas një zyrtari të Ministrisë irakiane të Mbrojtjes, qëllimi i vizitës së Mattis është që të rikonfirmojë mbështetjen e Uashingtonit në luftën e tij kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.
Vizita e tij surprizë vjen disa ditë pasi forcat irakiane filluan ofensivën e tyre për të larguar luftëtarët e Shtetit Islamik nga bastioni i tyre i fundit në Tel Afar, që ka qenë nën kontrollin e ISIS-it që prej mesit të vitit 2014.
Mattis pritet të takohet gjithashtu edhe me Masoud Barzani, presidenti i rajonit autonom irakian të Kurdistanit.
Kurdistani parashikon të zhvillojë një referendum më 25 shtetor mbi pavarësinë e këtij rajoni nga Iraku.
Al Abadi është kundër referendumit dhe është angazhuar në bisedime me forca të ndryshme, përfshirë edhe kurdët për të mbajtur vendin e bashkuar.
Mattis më parë kishte qenë në Jordani, pjesë e një turi që përfshin vizita në Turqi dhe Ukrainë.





















