Aktuale

‘Jam për biznes, kam 2 mijë euro’, shqiptari kthehet në aeroportin e Perugia

Një i ri shqiptar nuk pranuar të hyjë në territorin italian.

23-vjeçari udhëtoi me avion nga Rinasi për në Perugia, por gjatë marrjes në pyetje ai la oficerët që të dyshonin. I riu u prezantua me pasaportë shqiptare dhe u tha se kishte ardhur në Itali për biznes. Për këtë u tregoi dhe një shumë prej 2 mijë euro, duke u thënë se do të bënte biznes me blerje dhe shitje automjetesh.

Por, e gjitha kjo nuk u besua nga oficerët e policisë pasi i riu nuk kishte rezervuar hotel si dhe nuk kishte biletë kthimi. Panorama raporton se ‘gjatë pyetjeve të mëtejshme, ai ka treguar se do të shkonte te një bashkatdhetar i tij në Bolonja, ku do të përfshihej në një rrjet prostitucioni dhe grabitësish’.