Kryetar i Këshillit Kombëtar të Nismës për Kosovën, Jakup Krasniqi ka theksuar se dje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes” Baza – Lladrovci, është parë me aktivistë të PDK-së dhe sipas tij Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës.
Krasniqi këtë vlerësim e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në Facebook.
Shkrimi i plotë i Krasniqit:
PRESIDENTI NE FUSHATË PËR PDK-NË
Dje, Presidenti, kumbara i “marrëveshjes”: Baza – Lladrovci, është parë me aktivist të PDK-së.
Sot Presidenti, në këto momente është në Familjen e Rrukiqëve në Drenas.
Këto takime vijnë pas Darkës me arsimtaret e Drenasit.
Presidenti, jashtë çdo morali është bërë pjesë e fushatës.
Qytetarët e Drenasit e të gjithë Kosovës duhet te distancohen nga këta mashtrues ordiner!
Kjo është nderhyrje flagrante në procesin zgjedhor në Drenas.
Kjo sjellje antikushtetuse reflekton frikë!
Frikë nga vota e lirë e qytetarëve te Drenasit!