Ish kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi me nostalgji ka kujtuar kohën kur ishte maturant i Shkollës Normale në Prishtinë.
Ai ka postuar një foto me maturantët e Shkollës Normale në Prishtinë, ndërsa ka shkruar se atë foto së bashku më çdo gjë tjetër ia gëlltiti zjarri i luftës, transmeton KosovaPress.
Lexojeni postimin e Krasniqit në Facebook:
Kjo fotografi, se bashku me shumëçka tjetër e gëlltiti zjarri i luftës. Para pak dite ketë foto ma dërgoi, shoku i klasës, Haki Cakolli. E përshëndes dhe e falënderoj sinqerisht! Te gjithë shokëve te klasës Ju dëshiroj shëndet të mirë e suksese në jetë e në familje!