Aleksandër Jabllanoviqi i është bindur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke ndryshuar skajshmërisht emrin e partisë së tij dhe logon.Në propozimin e ri, Jabllanoviqi e ka emërtuar partinë e tij Partia e Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih Srba – PKS).
Para dy ditësh, ish-ministri i Qeverisë Mustafa aplikoi ta regjistrohej si parti politike në KQZ, me emrin Srpska Lista. Arsyeja tjetër e refuzimit të regjistrimit ishte ngjashmëria e emrit me partinë e Slavko Simiqit, GI Lista Srpska.
KQZ-ja ka paralajmëruar se sot nga ora 9:00 do të mbajë mbledhje dhe njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi i kërkesës së Jabllanoviqit.