Bashkimi Evropian ka marrë vendim për të zgjatur me 6 muaj afatin e sanksioneve që kanë në objektiv zyrtarët rusë dhe për separatistët në Ukrainë.Bashkimi Evropian ka marrë vendim për të zgjatur me 6 muaj afatin e sanksioneve që kanë në objektiv zyrtarët rusë dhe për separatistët në Ukrainë për shkak të veprimeve kërcënuese ndaj integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës.
Në një deklaratë me shkrim nga Këshilli i BE-së bëhet e ditur se është zgjatur deri më 15 shtator të vitit 2017 afati i sanksioneve.“Nuk ka arsye për ndryshim të sanksioneve në zbatim.
Në listën e sanksioneve ndodhen 37 kompani dhe 150 persona për të cilët zbatohet ngrirja e aseteve dhe zbatimi për ndalimin e vizave”, thuhet në deklaratë.