ShowBiz

Ja si u bë Ilir Tafa aktor i madh (Foto)

Zakonisht me një projekt ku të prin fati, bëhesh i popullarizuar,thotë aktori ynë i njohur Ilir Tafa, i cili njëherësh është edhe profesor në Kolegjin AAB.

Ne aktorët, kemi dëshirë të jemi të popullarizuar, të jemi të famshëm. Për atë edhe përcaktohemi në këtë profesion. As që e kam imagjinuar ndonjëherë se unë do të jem më i njohur në Podgoricë, Zagreb, Sarajevë, Beograd e vende tjera, më shumë se sa në Kosovë, thotë Iliri gjatë një bisede për Kosovaren, i cili tregon edhe për vështirësitë e mëdha që i ka pasur në fillim , sidomos gjatë interpretimit në gjuhë tjetër. Kam punuar edhe 20 orë në ditë. Me muaj nuk kam fjetur më shumë se pesë orë në ditë, pasi që çdo ditë kemi pasur xhirime. Shumë është vështirë të mësohet teksti në një gjuhë tjetër. Me qindra herë më është dashur të mësoj tekst mbi 40 faqe në ditë, por ia kam dalë dhe sot gëzoj një respekt para kolegëve, regjisorit dhe ekipit teknik në përgjithësi. Por, edhe tek audience e gjerë. Iliri , përditë e më shumë po rritë namin e emrit me punën e talentin e tij të veçantë. A e dini se, ai është edhe i shpallur edhe si aktori më i mirë në rajon.

Paksa edhe çuditmë jo pak: Ilir Tafa , shumë më i pranishëm jo vetëm me role e shfaqje jashtë kufijve të vendit , po edhe me paraqitje publike nëpër media të shumta. Vërtetë, pse Ilir Tafa më i angazhuar e më i njohur jashtë se sa në Kosovë? Apo, fati i artistëve tanë të mëdhenj është i tillë. /Kosovarja/