Aktuale

Ja si po festohet 28 Nëntori në Gjilan

Një ditë para festës së Flamurit, Gjilani është veshur kuq e zi.

Komuna ka sot një varg aktivitetesh ku të pranishëm do të jenë edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi si dhe ai i Shqipërisë, Ilir Meta.

Dy presidentët do të priten nga garda ceremoniale e FSK-së ndërsa do të dekorohen një varg personalitetesh të njohura.

Po ashtu gjatë ditës do të zbulohet edhe shtatorja e heroit të kombit Idriz Seferi./KosovaPress/