Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mytaher Haskuka në rrjetin social ‘Facebook’, ka publikuar një fotografi në të cilën shihet harta e Kosovës me kufij të lëvizur.
“Ja si ndryshon flamuri si pasojë e humbjes së tokave me demarkacionin me Malin e Zi”, shkruan Haskuka, njofton gazetablic.com
Ndryshe, rreth çështjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur një tryezë për të diskutuar.