Dy makina të eskortës së kryeministrit Edi Rama, janë përfshirë në një aksident të rëndë në Korçë.Sipas të dhënave të para, aksidenti ka ndodhur në mesditë në hyrje të qytetit juglindor.
2 automjetet e eskortës së Ramës janë përplasur me një automjet të tretë.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur disa persona të plagosur, të cilët janë dërguar me urgjencë për në spital, shkruan syri.net.