Keni konsumuar shumë alkool një javë më parë, por efektet mund të kenë mbetur ende në lëkurën tuaj.
Nga dhimbja e kokës deri te ndjenja e pendimit, të gjithë e dimë se alkooli nuk është i mirë për organizmin tonë, por shumë prej nesh nuk mendojnë për efektet që shfaqen në fytyrën tonë.
Përveçse formon rrathë të zinj te sytë dhe fryrje, alkooli than lëkurën tonë, shkakton rrudha dhe plakjen e parakohshme.
Dermatologu i njohur Dr.Lancer, i cili trajton familjen Beckham dhe Kardashian, shprehet se lëkurës i duhen 30 ditë që të rikuperohet pas një nate me shumë alkool.
“Duhen dy deri në katër javë që lëkura të qetësohet natyralisht,” – shprehet ai për Telegraph.
Ndërkohë ekspertë të tjerë shtojnë se alkooli shkakton dhe njolla në fytyrë.