Aktuale

Ja si i mashtronte shtetasi shqiptar udhëtarët e tragetit Brindisi-Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar shtetasin E.B. pasi është kapur në tragetin e linjës Brindisi-Vlorë, ku punonte në një nga kompanitë e sigurimit.

26-vjeçari, banues në Vlorë, ka tregtuar disa formularë polica sigurimi kufitare pasagjerëve të tragetit, kundrejt një pagese 49 euro, të cilat rezultonin pa numër, datë dhe kod raportimi.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 36 formularë, prej nga 26 prej tyre të plotësuara, si edhe një shumë vlerash të të hollave prej 1274 eurosh.