Aktuale

Ja se ç’ka qenë “bomba” që shkaktoi panik tek Ambasada amerikane në Shkup (Foto)

Një elektrodë saldimi supozohet se ka aktivizuar aparatin manual për detektimin e pranisë kimike në mjete për zbulimin e bombave, aparat ky që është përdorur nga ekipi i sigurimit të Ambasadës së SHBA-ve në Shkup, i cili ka dyshuar se në gepekun e pikapit “zastava” që ka qenë i parkuar në trotuarin ndërmjet Varrezave Franceze dhe objektit diplomatik mund të ketë bombë. Alarmin për auto-bombë e ka dhënë pikërisht vetë Ambasada, thonë burime nga policia maqedonase, transmeton Expressi.

Dy të punësuar nga sigurimi kanë vërejtur se një kohë të gjatë në trotuar qëndron e parkuar makina  pikap e tipit “zastava”. Kur e kanë thirrur sigurimin intern të korit diplomatik, aparati manual për detektimin e elementeve kimike është aktivizuar dhe ka vërtetuar mundësinë e panisë së trinitrotoluollit. Pas kësaj sigurimi është tërhequr dhe ka alarmuar policinë.

Pasi që kanë arritur nga Njësia e antiterrorizmit, është vërtetuar se makina është e sigurt dhe se nuk ka kurrfarë bombe. Më vonë është konstatuar se me makinën pronari ka mbajtur alete të ndryshme, ndërsa ka pasur edhe elektroda saldimi. Pikërisht ato kanë qenë shkaktari i tërë alarmit. Pasi që të bëhet kontrolli detal i makinës, ajo këto ditë do t’i kthehet pronarit.

Elektrodat e saldimit në gepekun e një makine si kjo janë detektuar si bombë nga aparatet e sigurimit të Ambasadës amerikane