Nëse jeni të pasionuar pas kafesë, e kuptojmë se limiti për ju nuk përbën dy deri në tre filxhanë në ditë.
Kafeina mund të stimulojë sistemin tuaj qendror nervor, duke ju bërë të ndiheni më të zgjuar dhe më të vëmendshëm se kurrë. Megjithatë, në doza të mëdha, kafeina mund t’ju bëjë të ndiheni më të shqetësuar.
Ajo gjithashtu mund të shkaktojë lirimin e adrenalinës së hormoneve që mund të rris ritmin e zemrës, transmeton Indeksonline.
Sa kafeinë përbrën “shumë kafeinë”?
Shuma e përditshme e rekomanduar e kafeinës është 400mg në ditë që është pothuajse e barabartë me katër filxhanë në ditë. Edhe pse secili një tolerancë të ndryshme ndaj kafeinës, nuk do të ndiheni shumë mirë nëse shkoni më shumë se 400mg kafeinë në ditë. Këtu janë arsyet pse duhet të heqësh dorë nga kafeina sot.
Çfarë duhet të bëni nëse keni konsumuar shumë kafe?
Mënyra më e mirë për të shmangur efektet anësore të mbidozës së kafeinës është që të mos e konsumoni në vend të parë atë para ushqimeve tjera. Por në qoftë se e bëni këtë gjë, këtu janë disa gjëra që mund të bëni:
Sigurohuni që të pini shumë ujë. Qëndrimi i hidratuar mund të lehtësojë disa nga simptomat e shkaktuara nga mbidoza e kafeinës dhe gjithashtu të ndihmojë trupin të eliminojë atë.
Kafeina prek nivelet e kaliumit dhe magnezit në trup që shkakton molisje dhe dridhje të duarve dhe këmëbëve. Pra, të hahet ushqimi i pasur me kalium dhe magnez si, banane dhe gjithashtu zarzavate me gjethe jeshile.
Të bësh disa stërvitje të lehta gjithashtu mund të të bëjnë të ndihesh shumë më mirë.
Nëse keni simptoma të tjera si dhimbje gjoksi, vështirësi në frymëmarrje, konfuzion, vjellje ose rrahje të parregullt të zemrës, është koha që të kërkoni ndonjë ndihmë mjekësore. Mjekët përdorin disa metoda për nxjerrjen e kafeinës nga trupi juaj si përdorimi i një laksativi./Indeksonline/