Tashmë është dërguar në Kuvend lista me nënshkrimet e deputetëve për thirrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë “Mustafa”.
Kryesia e Kuvendit tani obligohet që të thërrasë seancë të jashtëzakonshme, e cila do të duhej të mbahej brenda disa ditëve, në të cilën do të votohej mocioni.
Ky mocion, i nënshkruar nga shumica e deputetëve të opozitës, por edhe tetë nga koalicioni qeverisës, duhet të marrë së paku 61 vota për rrëzimin e Qeverisë Mustafa. /GazetaExpress/