ShowBiz

Ja sa qytetarë morën pjesë në koncertin e Dua Lipës

Mbrëmë në parkun e Gërmisë është mbajtur koncerti i parë i Dua Lipës në Prishtinë, ajo u rikthye pas katër vitesh për t’i sjellë Prishtinës njërin ndër koncertet më të mëdha që kemi pasur deri më sot.

Koncerti ka nisur në orën 19:30 me Dj Gamble, më pas Lyrical Son dhe Mc Kresha.

Në koncert ishin të pranishëm afro 20,000 qytetarë nga e gjithë Kosova, thuhet në një njoftim për media.

Dua Lipa ka kënduar këngët e albumit të saj të ri i cili do të lansohet në shkurt të vitit 2017, performanca e saj ka zgjatur më shumë se një orë.

Gjithsesi e veçanta e këtij koncerti ishte surpriza që Dua I bëri babait të saj Dukagjin Lipa anëtar I grupit ODA, duke e kënduar këngën legjendare të këtij bendi “Beso në diell”. Ajo e ftoi per t’iu bashkangjitur në skenë duke sjellë emocione të veçanta si në skenë ashtu edhe tek I gjithë publiku.

Përformanca e Duas ka përfunduar me hitin e saj aktual “Hotter Than Hell”.

Policia e Kosovës ka dhënë kontribut të veçantë për pjesën e sigurisë së koncertit.

Pas koncertit në Prishtinë, Dua do të performojë sonte edhe në Tiranë. KosovaPress/