Thasët me të cilët do transportoheshin lekët peshonin rreth 83 kg.
E përkthyer në shifra sipas ekspertëve thuhet se mund të jenë grabitur rreth 3 milion Euro.
Kujtojmë se ngjarja ndodhi mesditën e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku të paktën tre persona grabitën një shumë të madhe eurosh.
Policia është vënë në ndjekje të autorëve, por ende nuk është bërë i mundur kapja e tyre.