Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka marrë vendim për pagesat e personave që do të angazhohen më 6 tetor në Qendrat e Votimit (QV) dhe në Vendvotimet (VV) për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Pagesa më e vogël do të jetë pesëmbëdhjetë euro për punëtorët fizik që do të ngarkojnë dhe shkarkojnë materialin zgjedhor, e deri të shuma prej pesëdhjetë euro që do të paguhen pronarët e kombibusëve që do ta bartin materialin sensitiv dhe jo sensitiv për zgjedhjet e 6 tetorit.
Me pesëdhjetë euro e pesëdhjetë cent (50.50) do të paguhet çdo pronar i kombibusit për transportimin e materialit jo të ndjeshëm dhe të ndjeshëm zgjedhor për periudhën kohore prej dy ditësh.
Katërdhjetë e pesë euro (45.00) në ditë do të paguhet kryesuesi i këshillit të vendvotimit, për periudhën kohore prej tri ditëve.
Tridhjetë euro (30) do të paguhet çdo anëtar i këshillit të vendvotimit, po ashtu për periudhën kohore prej tri ditësh.
Tridhjetë e tri euro e pesëdhjetë cent (33.5) do të paguhet çdo zyrtar i stafit të stafit të K-Vot për periudhën kohore prej tri ditëve.
Në bazë të vendimit të KQZ-së, njëzet e gjashtë euro e pesëdhjetë cent (26.50) në ditë do të paguhet çdo Menaxher i Qendrës së Votimit, për periudhën kohore prej tri ditësh.
Njëzet e dy euro e pesëdhjetë cent (22.50) do të paguhet anëtari rezervë i këshillit të vendvotimit në Qendër të Votimit. Po ashtu edhe asistenti do të paguhet për periudhën kohore prej dy ditëve.
Tetëmbëdhjetë euro (18) do të paguhet zyrtari i tavolinës ndihmëse në Qendër të Votimit, për periudhën kohore prej dy ditëve.
Gjashtëmbëdhjetë euro (16) në ditë do të paguhet asistenti në Qendër të Votimit për periudhën prej dy ditëve.
Me pesëmbëdhjetë euro do të paguhet punëtori fizik për ngarkimin dhe shkarkimin e materialit zgjedhor në KKZ, për periudhën prej dy ditëve.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pagesat për të gjitha kategoritë e përmendura me lartë janë llogaritur në bruto./FaktePlus