Aktuale

Ja sa deputet fitoi partia e Pacollit në këtë legjislaturë

Në kuadër të listës së koalicionit LDK-AKR, partia e Pacollit, sipas rezultateve përfundimtare të publikuara nga ana e KQZ’së, i ka siguruar katër ulëse në Kuvend.

Emrat që do ta përfaqësojnë AKR-në në Parlamentin e Kosovës, janë Behgjet Pacolli, Labinot Tahiri, Korab Sejdiu, e Islam Pacolli.

Ndërkohë koalicioni ku bënë pjesë Pacolli, LDK-AKR-Alternativa, kanë siguruar 29 ulëse në Kuvend./GazetaExpress/