Aktuale

Ja sa aksidente ndodhën vetëm brenda 24 orëve në rrugët e Kosovës

Me fillimin e sezonit të verës, shtohet edhe trafiku në rrugët e Kosovës.

Ardhja e diasporës gjatë verës shton dukshëm trafikun rrugorë, e me shtimin e trafikut gjatë këtyre muajve rritet edhe numri i aksidenteve rrugore.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit në rrugët e Kosovës, kanë ndodhur 60 aksidente trafiku, shkruan Gazeta Intro.

Fatmirsisht nga 60 aksidentet e ndodhura gjatë ditës së djeshme, asnjë nuk ka pësuar me fatalitiet, ndëra 28 kanë përfunduar me lëndime e 32 të tjera vetëm me dëme materiale.