Shëndetësi

Ja rrezikun e cilës sëmundje e ulin ushtrimet

Hulumtuesit finlandezë së fundmi kanë ardhur në përfundim se nëse ju dëshironi të shmangni kancerin në mushkri apo gastrointestinale ndoshta do të kishte qenë mirë që ju të kaloni kohën e lirë tuaj duke bërë vrapim në vend se të mbledhësh manaferrat, kërpudha apo të peshkosh.

Në këtë studim shkencëtarët kanë studiuar një grup prej 2560 finlandezëve me moshë mesatare për një periudhë prej 17 vjetësh.

Subjektet, të gjithë që jetonin në lindje të Finlandës, kanë mbajtur ditarë të aktiviteteve të tyre ditore.

Në fillim të studimit, asnjeri prej tyre nuk kishte kancer, transmeton “Zeri.info”.

Në përfundim, 181 prej tyre kishin vdekur nga kjo sëmundje.

Duke analizuar nivelet e aktiviteteve të këtyre njerëzve, hulumtuesit kanë përcaktuar se pas kontrollit ndaj pirjes së duhanit, sasisë së fibrës dhe yndyrave, moshës dhe pasojave tjera, njerëzit që ishin më së shumti aktivë fizikisht ishin nga ata me më së paku gjasa të zhvillonin kancerin, veçanërisht të traktit gastrointestinal apo të mushkërive.

Diçka edhe më befasuese, intensiteti i ushtrimeve ishte kyç.

Sa më i vështirë ushtrimi aq më mbrojtës bëhej trupi. /ZËRI/