ShowBiz

Ja pse u kthye Adelina Ismajli për të jetuar në Kosovë

Këngëtarja Adelina Ismaili ka treguar edhe zyrtarisht do të jetë në Kosovë në dy tri vitet e ardhshme
Këtë ajo e ka konfirmuar në një intervistë për NIN në Klan Kosova, ku ajo ka folur për të ardhmen e saj në muzikë por edhe arsyen e këtij rikthimi në Kosovë.

Por, kush është arsyeja e rikthimit të saj?

“Është Vali. Ai do të jetë i angazhuar në një projekt për dy tri vitet e ardhshme dhe kemi vendosur që të jetojmë këtu. Do ta shfrytëzojë këtë gjë edhe për ndonjë projekt artistik”, ka thënë Adelina.

Kujtojmë që Adelina ka nëntë vite që nuk jeton në Kosovë dhe jeton në Zvicër.

Ajo është martuar atje me Val Krasniqin me të cilin ka edhe një djalë që e ka pagëzuar me emrin Uliks.

Këngëtarja e cila është kthyer në Kosovë për pak vjet, në emisionin NIN në Klan Kosova, tha se ëndrra e saj ka qenë të merret me aktrimin.

Ismaili tashmë është pjesë e serialit vendor “O sa mirë” për të cilin tha se është e lumtur që është pjesë e tij, pasi që çdo gjë bëhet me profesionalizëm.

Këngëtarja tha se është e lumtur për këtë fakt, pasi që në kohën kur ajo ka luajtur në disa skeçe shumë vjet më parë, gjërat nuk kanë shkuar siç duhet dhe nuk kishte profesionalizëm siç ka sot.