E vetmja gjë që njerëzit kërkojnë në një sallatë është një përzierje e përbërësve të shijshëm. Por, pavarësisht nga shija, ka edhe gjëra të tjera që duhet të merrni në konsideratë, pasi disa nga përbërësit nuk do të shkojnë së bashku në një sallatë. Të tilla janë domatet dhe kastravecët të kombinuar së bashku, përcjell arbresh.info
Secila prej këtyre perimeve ka kohë të ndryshme e tretjes, dhe sipas “Ayurveda”, duhet të dini kohën e saktë të tretjes së çdo ushqimi para se t’i përzieni përbërësit së bashku.
Arsyet kryesore pse mjekët e ndalojnë rreptësisht këtë kombinim është sepse këto perime kanë kohë të ndryshme tretjeje.
Kur përzihet një ushqim që shpërbëhet më shpejtë me një tjetër që kërkon shumë kohë për t’u tretur do të thotë që ky i fundit do të fermentohet.
Gjatë kësaj kohe për shkak të procesit të fermentimit trupi juaj do të përjetojë gazra dhe fryrje dhe mund të keni probleme intestinale.