Aktuale

Ja moti për këtë javë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pjesa e parë e ditës së sotme do të jetë me intervale me diell, ndërsa gjatë ditës pritet të ketë edhe vranësira, të cilat do të shoqërohen edhe me riga shiu, që në lokalitete të caktuara do të jenë më pak të theksuara.

“Vendi ynë gjatë këtyre pesë ditëve do të jetë nën ndikimin e masave relativisht të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu i kontinentit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do te lëvizin ndërmjet 20-22 gradë Celsius. Nga dita e martë e tutje do të mbajë mot tipik vjeshtor me gjithë parametrat meteorologjik”, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri 7 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius.

Në viset malore ditën e enjte pritet te ketë edhe vlera negative të temperaturave. Shtypja atmosferike gjatë kësaj periudhe do të jetë rreth vlerave të normales me ngritje të lehta gjatë ditës. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s./KP