Aktuale

Ja moti për fundjavë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë fundjavës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Vranësirat ditën e diell vende-vende mund të shoqërohen me riga të dobëta dhe të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-16 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-33 gradë Celsius.