Kënga “Baresha” e të madhes Nexhmije Pagarusha është dëgjuar derisa ka filluar punimet seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës. Nen ritmet e këngës janë parë deputetët dhe ministrat derisa janë ulur.
Krejt kjo është bërë më qellim të përkujtimit të këngës dhe veprës se bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushes.
Nexhmija Pagarusha vdiq 6 ditë më parë dhe u varros në fshatin e saj të lindjes në Pagarushë të Malishevës.