Aktuale

Ja kush do ta hartojë marrëveshjen detyruese – juridike Beograd – Prishtinë

Përmbajtja e marrëveshjes detyruese –juridike ndërmjet Beogradit e Prishtinë varet ekskluzivisht nga të dy palët, ka thënë sot në Beograd Sem Fabrizi, ambasador Bashkimit Europian në Serb, transmeton Koha.net.„Përmbajtjen e kësaj marrëveshjeje duhet ta përcaktojnë Serbia dhe Kosova. Ne, si Bashkim Europian dhe Përfaqësuesja e lartë Federica Mogherini, jemi ndërmjetës në atë proces. Për ne ka rëndësi jetësore që të nisë në proces i qëndrueshëm dhe i dallueshëm i normalizimit të marrëdhënieve. Kjo gjë është po ashtu e rëndësishme për rrugën e tyre drejt BE-së duke evituar bllokimin e njëra tjetrës drejt përparimit. Jemi shumë të bindur se të dy palët do ta arrijnë këtë marrëveshje“, citon rel të ketë thënë Fabrizi.Ai ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve Serbi – Kosovë është pjesë e procesit negociues dhe marrëveshja për normalizim duhet të ratifikohet para anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Europian.