Njohësi i çështjeve politike, Ilir Ibrahimi përmes rrjetit të tij social ka komentuar zhvillimet e fundit në Vetëvendosjes, raporton Gazeta Blic.
Ibrahimi ka thënë se Kurti ka shanc historike për të një kthesë në politik-bërjen kosovare.
Sipas tij Kurti mund të gjejë forcën që të tejkalojë mospajtimet që kanë filluar të shfaqen, qoftë edhe duke sakrifikuar pozitën e të parit në parti.
Postimi i plotë i Ibrahimit pa ndërhyrje:
Albin Kurti ka një shanc historik për të bërë një kthesë në politikbërjen kosovare.
Në rrafshin e ngushtë, brenda subjektit të tij, ai mund të gjej forcën që të tejkalojë mospajtimet që kanë filluar të shfaqen, qoftë edhe duke sakrifikuar pozitën e të parit në parti. Fundja Albini është lider i pakontestueshëm i VV edhe nëse nuk e mban formalisht pozitën e kryetarit të këtij subjekti.
Në rrafshin nacional, ai mund të dërgojë një mesazh partneriteti te komuniteti ndërkombëtar, se ai mund të jetë partneri i tyre i ardhshëm. Në kohën kur treshja aktuale e udhëheqësve qartazi e kanë marrë një udhë të acarimit të partneritetit me miqtë ndërkombëtarë, Kurti mund të ishte alternativa e së ardhmes.
A di dhe a do Albini ta bëj një gjë të tillë?
Jam i sigurt se Albini di, por nuk jam i sigurt se a do!





















