Ndërsa ishte i ftuar dje në intervistë me gazetarn Eni Vasili, kryeministri Edi Rama nuk la nënë pa përdorur batutat, por dhe fyerjet ndaj saj.
Në një moment kur gazetarja e pyeti për premtimet që ai kishte dhënë dhe nuk ishin mbajtur ai e tejkaloi temën duke e ofenduar publikisht gazetaren dhe duke i thënë se ajo ngjante me një nga personazhet e serialit të famshëm “Narcos”.
“Shikoje filmin e Pablo Eskobar. Aty do të kuptosh edhe dallimin me Shqipërinë, shikoje si film se nuk dua ta gjej se cili je ti si personazh”, i tha mbrëmë kryeministri gazetares.
Ndërkohë në këtë serial që pjesa më e madhe besoj e kanë parë, një nga personazhet kryesore është e dashura e Pablo Eskobar, e cila është gazetare, shkruan jeta osh qejf.
Ajo përdoret prej Pablo Eskobar për të mediatizuar në ndihmë të tij si dhe është një gazetare televizioni që ka insistuar në vrasjen e gazetares rivale të saj.