Siria thotë se aeroplanët izraelitë kanë goditur një bazë ushtarake në perëndim të vendit, më saktësisht cak i sulmit ishte një fabrikë e armëve kimike.
Një deklaratë e ushtrisë thotë se raketat e shkarkuara nga ajri i Libanit kishte për synim bombardimin e një vendin tjetër pranë fabrikës Masyaf.
Nga ky sulm të vrarë mbetën dy ushtarë sirianë. Raportet e pakonfirmuara të medias arabe thanë se një fabrikë e armëve kimike u godit, transmeton Gazeta Express.
Izraeli, i cili ka kryer sulme klandestine në zonat e armëve në Siri nuk ka komentuar asgjë deri më tash. /BBC