Aktuale

Ja kur pritet të jetë takimi i ardhshëm Thaçi-Vuçiq

Thaçi besohet se do ketë takim edhe me presidentin e Francës, Emanuel Macron.

Më 11 nëntor, nëse gjithçka shkon sipas planit, në Paris do takohen presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksander Vuçiq, rikujton Alsat.

Në Paris do diskutohet për dialogun mes dy vendeve si dhe idetë e reja të të dy presidenteve, korrigjimi i kufijve dhe njohja e eventuale e Kosovës nga Serbia.