Minsitri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se faza e dytë e lehtësimit të masave për parandalimin e koronavirusit do të fillojë nga 18 maji deri më 31 qershor.
Vitia tha se masat do të lirohen, por varësisht nga rekomandimet e IKSHPK-së dhe OBSH-së.
“Kalimi nga faza e parë në të dytën ose anasjelltas varet nga ne. Nëse nuk kemi raste të reja do të ecim përpara, nëse relaksohemi dhe kemi infeksione të reja, atëherë do të kthehemi mbrapa”, tha Vitia në konferencën për media.