Aktuale

Ja ku e dërgojnë policia zvicerane gruan që kreu vrasjen e 7 vjeçarit kosovar

Vrasja e djeshme e 7 vjeçarit Mergim L, nga një 75 vjeçare në qytetin e Baselit ka tronditur qytetarët në Zvicër.

Vrasja e tij u krye në kohën kur ai po kthehej nga shkolla për në shtëpi, nga një femër e moshuar.

Motivet e këtij sulmi ende mbetën të pa qarta për autoritetet zvicerane.

Policia pas arrestimit të 75 vjeçarës ditën e djeshme, ajo sot është dërguar për ekzaminim psikiatrik në një nga spitalet e këtij qyteti.

Bazuar në deklarata e hetuesve, gruaja pas sulmit të kryer ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Ajo me pas iu kishte shkruar mesazhe disa personave të afërm si dhe policisë duke ju treguar për aktin e kryer.

Prokuroria e Baselit nuk ka komentuar specifikisht në pyetjet e Blick.ch, në tentim për të kuptuar se cilat ishin motivet që kishin quar të moshuarën të kryente një sulm të tillë ndaj një fëmije.

“Jemi duke analizuar dhe klasifikuar mesazhet që ajo ka pranuar në telefonin e saj para se të kryente sulmin”, thuhet në përgjigjen e prokurorinë dhënë për Blick.ch, transmeton FaktePlus.