ShowBiz

Ja ku e dërgoi gjoksi Rike Roçin (Foto)

Rike Roçi tashmë nuk është më ‘ish-konkurrentja e Big Brother’. Me fotot e saj teksa bënte tifo për Shqipërinë, ‘tifozja seksi e Euro 2016’ është kthyer në një fytyrë të njohur për fansat e futbollit, përfshirë ata italianë.

Ajo është ftuar në emisionin ‘Calciomercato’ të Gianluca Di Marzio në Sky Sport, televizionin sportiv të platformës dixhitale italiane Sky. Emisioni është transmetuar të hënën në orën 23:00, e Rike ka qenë e ftuar si një prej tifozeve jo vetëm të Shqipërisë, por edhe të Italisë, shkruan anabel.al

Pasi Kombëtarja Shqiptare e Futbollit u kthye në shtëpi, Rike tha se do të mbështeste Italinë, me anë të një fotoje ku kishte veshur fanellën blu të Italisë, dhe tregoi se është bërë pjesë e një kompanie menaxhimi të figurave të ekranit në Itali.

Pasi fotot e saj në stadium duke bërë tifo së bashku me shoqen e saj, Irid Oxa, bënë xhiron e internetit, Rike Roçi njohu një famë të beftë, së bashku me shtimin e menjëhershëm të ndjekësve në Instagram të cilët janë tashmë mbi 130 mijë. Ajo u zgjodh për të pozuar edhe për një markë italiane kostumesh plazhi.

Rike Roçi dhe moderatori i emisionit ‘Calciomercato’, Gianluca Di Marzio