Aktuale

Ja keqpërdorimet në QKUK dhe spitale rajonale

Spitali i Gjilanit ka bërë shitjen e pasurisë kapitale, konkretisht një traktori me vlerë 7,000 euro, përmes një ankandi. Kurse, mjetet nga kjo shitje nuk ishin deponuar në llogari por ishin përdor direkt për blerjen e veturës për drejtorin.

Kështu thuhet në raportin e Auditorit të Përgjithshëm, ku janë gjet një varg parregullsish në QKUK dhe në Spitalet rajonale, nga të cilat vërehet se keqpërdoret buxheti i Kosovës.

Sa i përket Spitalit të Gjilanit, Auditori thotë se të hyrat nga qiraja e byfesë në ndërtesën e administratës të Spitali i Gjilanit nuk deponohen të gjitha në bankë, por një pjesë e tyre përdoret si kompensim për mbulimin e reprezentacionit për kabinetin e Drejtorit të Spitalit.

Kurse, në Spitalin e Ferizajt, pozita e drejtorit infermierik ushtrohet nga personi që nuk ka kualifikim adekuat për këtë pozitë.

“Ky zyrtarë është me kualifimin të nivelit të mesëm. Edhe pse Statuti i Spitalit nuk e precizon kualifikimin e kërkuar për ketë pozitë, parimisht të gjitha pozitat udhëheqëse duhet të ushtrohen nga profesionist me kualifikime të larta”, thuhet në raport.

Pozita të shumta udhëheqëse mbahen nga ushtrues detyre me kohë zgjatje më të madhe se sa lejohet me ligj. Këtu hyjnë 158 pozita në QKUK, 18 pozita në SP në Prizren, 64 pozita në SP në
Gjakovë dhe 9 pozita në SP në Gjilan.

Auditori sqaron se në pozitat e rregullta të punës ishin angazhuar punonjës me kontrata për punë dhe detyra specifike. Kjo ka ndodhur në QKUK 53 raste, në SP Prizren 17 raste, në SP Gjakovë 6 raste, në SP Ferizaj 2 raste, dhe në SP Gjilan 10 raste. Të gjithë këta janë angazhuar pa procedura të rregullta të rekrutimit.

“Tek “Furnizimi me oksigjen dhe gazra medicinal” në vlerë prej 17,652€, mungonin nënshkrimet e anëtarëve të komisionit të pranimit. Zyrtar të tjerë ishin nënshkruar në emër të anëtareve të komisionit pranues mirëpo nuk kuptohet identitetit i tyre pasi nuk i kanë shënuar emrat por vetëm nënshkrimet; Nuk ishin hartuar planet për menaxhimin e kontratës “Mirëmbajtja e ndërtesave të QKUK-së” me vlerë vjetore 1,095,403€ dhe “Sigurimi i QKUK-së” me vlerë vjetore 782,014€. Rrjedhimisht pagesat e kryera për këto shërbime nuk kishin të bashkangjitura raporte të detajizuara për mbarëvajtjen e këtyre shërbimeve, dhe për të dëshmuar kryerjen e shërbimeve dhe obligimeve konform kontratave në fjalë. Tek kontrata “Furnizim me gazra medicinale” më vlerë 83,980€, nuk ishte caktuar menaxheri i kontratës dhe nuk kishte raport rreth mbarëvajtjes së furnizimit. Kanë ndodhur vonesa në reali zimin e punëve të kontraktuara tek “Renovimi i repartit të Dializës” që ishte paraparë të përfundoj në dhjetor 2015, ndërsa nuk është përfunduar deri në fund të auditimit, (maj 2016). Shkaku i kësaj qëndron tek mos përmbushja e dy pozicioneve sipas specifikave në kontratë me vlerë 9,697€; dhe Kontrata kornizë për sigurimin fizik të QKUK-së është ndryshuar për të angazhuar 14 punëtorë të rinjë në parkingun e QKUK-së dhe kjo ka rritur pagesën e shërbimeve të sigurimit për rreth 5,600€ në muaj. Në QKUK ne kemi gjetur se: Tek lënda” Ndërtimi i ambulancës specialistike” vlera e paguar për punë të pakryera ishte rreth 4,800€. “Furnizimi me teste macroduct për klinikën e pediatrisë” në vlerë prej 4,610€ ishte bërë pasi që kishte skaduar vlefshmëria e kontratës;

QKUK nuk ishte furnizuar me artikullin ushqimor/peshk nga korriku 2015(ky produkt ishte ofruar me çmim shumë të ulët), përkundër fak tit që ky produkt ishte i kontraktuar dhe ishte pjesë e menysë ushqimore. Po ashtu, kishte mungesë të furnizimit me mish, në krahasim me kërkesat dhe vlerën e kontraktuar. Përveç kësaj në depon ushqimore kishte sasi te mëdha të disa artikujve të cilat kishin mbetur si stok ne depo; Në spitalin e Përgjithshëm në Vushtrri ne kemi gjetur se: Në dy procedura të prokurimit në me vlerë 37,639€10,fitues të kontratave janë shpallur Operatorët Ekonomik që kanë pasur obligime të papaguara ndaj Administratës Tatimore të Kosovës; Ishte paguar pajisja mjekësore(Ergometer dhe pacemaker) me vlerë 18,380€, e cila nuk ishte pranuar dhe nuk ekzistonte fizikisht në objektin e spitalit.

Pagesa është realizuar duke u mbështetur në një marrëveshje të brendshme në mes të Spitalit dhe Operatorit Ekonomik; Ishte paguar “Pastrimi i hapësirave të brendshme dhe të jashtme të objektit të spitalit” me vlerë 5,334€ pa u kryer shërbimet e kontraktuara. Në dhjetor 2015 janë paguar shërbimet për janar dhe shkurt të vitit 2016;dhe Në shtatë pagesa me vlerë 171,054€11 nuk ka pasur raporte të menaxhimit të kontratave. Në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj ne kemi gjetur se: Ishte tejkaluar vlera e kontratës për “Furnizimin me oksigjen dhe oksidul”.Vlera e kontraktuar ishte 9,903€ ndërsa vlera e paguar 19,410€”, thuhet në raportin e auditorit për vitin 2015./KosovaPress/