Arban Abrashi në një debat që kishte sot me studentët e Kolegjit AAB, ka thënë se deri me tani, ka aleancë vetëm me qytetarët e Prishtinës, duke mos mohuar takime edhe me parti të tjera, por që ai thotë se nuk ka ende diçka konkrete, transmeton Gazeta KNN.
“Ajo që kam proklamu është se do të vazhdoj takimet me qytetarë, me grupe interesi, me të gjithë ata të cilët deshirojnë të shohin edhe lagjen e tyre më mirë, por edhe Prishtinën më mirë. Aty dëshiroj të krijojë kontakte dhe alecën me qytetarë”, tha Abrashi.
Ai pranoi se ka pasur takime mes zyrtarëve partiakë me zyrtarët e partive të tjera, por që kjo sipas tij, është ende vetëm diçka iniciale dhe se nuk ka diçka konkrete.
“Unë e kam pas një parim që secili kandidat që ka projekte të mira për Prishtinën, do t’i kem parasysh ato projekte. Qasja e ime ështrë e hapur që të bashkëpunoj me të gjith asambleistët e ardhshëm të Prishtinës. Nuk do të ankohen sikurse që po ndodh tani, por do të bashkëpunoj me secilin asambleist që do të ketë projekte të mira për Prishtinën”, u shpreh Abrashi. /Gazeta KNN