Pa ulëse në Kuvendin e Kosovës kanë mbetur disa emra të vjetër në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Ndër njerëzit e parë që bashkëpunuan me Ibrahim Rugovën, liderin historik të LDK-së, nuk kanë marr vota të mjaftueshme që të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Sabri Hamiti, që ishte njëri nga bashkëpunëtorët më të afërt të Rugovës nuk ka marrë vota të mjaftueshme që të bëhet deputet, shkruan lajmi.net.
Një fat të tillë e ndan edhe Melihate Tërmkolli e edhe Skënder Hyseni, që ishte përkthyes i Rugovës dikur.
Pjesë e Kuvendit në legjislaturën e kaluar ishte edhe Nuredin Ibishi, por kato zgjedhje nuk ka marrë vota të mjaftueshme.
Po ashtu jashtë ka mbetur edhe Naser Osmani. Edhe Bardhyl Meta e Muhamet Mustafa nuk kanë fituar mandatin e deputetit. Jashtë ka mbetur edhe Ali Sadriu, ish ministër i Financave.
Lajmi.net ju sjell listën e plotë me emrat e legjislaturës së re dhe asaj të vjetër:
Legjislatura e vitit 2014
Legjislatura e vitit 2017